Navigation: Au début du texte (sauter la navigation), Vers la recherche, Vers la sélection de la langue, Vers des liens importants, Vers des informations supplémentaires (sauter le contenu) Vers la navigation principale,

A A A

KRIMINALITETI TEK RINIA SOT

Kush po i krijon konfliktet ?
Sipas statistikave kriminalistike, që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta, është rritur numri i krimeve tek rinia dhe të miturit. Derisa numri i delikteve ka mbetur konstant, në anën tjetër është rritur shumë numri i krimeve.

Viteve të fundit numri i krimeve si: vjedhjet, dhunimet, shantazhet, lëndimet trupore e tjera është rritur për 20 % tek të gjitha grupet e shoqërisë sonë. Për arsye se kriminaliteti tek rinia në Zvicër është shumë pak i hulumtuar, nuk mund ta përjashtojmë mundësinë se edhe në radhët e rinisë është rritur numri i kriminelëve.
Një e katërta e të gjithë të dënuarve janë fëmijë dhe të rinjë. Gatishmëria për të marrë pjesë në krime po rritet dita ditës.

Rinia prej moshës 15 deri në moshën 18 vjeqare është e rrezikuar nga ky problem. Ata po fillojnë ta ndiejnë veten të rritur dhe po provojnë t’i tejkalojnë kufijtë e tyre. Ndikimi i prindërve po bie ndërsa mediat dhe shoqëria po bëhen gjithnjë më interesante. Me fjalët „fajin e kanë të huajt" nuk zgjedhen problemet.

E rëndësishme është ta dimë se rinia e të huajve është e konfrontuar me disa probleme specifike që rinia jonë (zvicerane) nuk i njeh si p.sh. ndryshimi i kulturave, rruga e gjatë e integrimit në kulturën e re. Në vendlindjen e tyre ata veten po e ndiejnë të huaj ndërsa këtu tek ne ata janë të huaj.

Nuk janë vetëm të huajt kriminelë
Dhuna nuk duhet të lejohet
Situata e tashme sociale si dhe mundësitë e vogla për të mësuar një profesion kanë ndikuar negativishtë tek të gjitha grupet e shoqërisë sonë e sidomos tek rinia jonë. Këto ndryshime në shoqërinë tonë kanë bërë që të shtohen kërkesat në prindër dhe në shkolla. Një reçetë të lehtë që do ta zgjedhte këtë problem nuk ka por më me rëndësi është përkrahja dhe ndihma jonë.

Të dashur të rritur

Që konflikteve mund t’ju ikim këtë e dimë, prandaj na ndihmoni ti tregojmë rinisë sonë se si mundemi pa dhunë t’ju ikim konflikteve. Na tregoni me anë të një shembulli, që nuk janë vetëm ata të fuqishmit që kanë të drejtë.

Ne kemi nevojë për të rritur, tek të cilët do të kishim besim, sepse kur ne e ndiejmë veten të vetmuar ose të pasigurt atëherë ne shumë më lehtë biem nën ndikimin e njerëzve të lig e nëse ne biem në këtë rrugë atëherë e kemi shumë vështirë që të dalim nga aty pa ndihmën e dikujt, pra pa ndihmën tuaj.

Ndër ne ka aq viktima sa edhe kriminelë e ndonjëhrë vetë krimineli është viktimë. Në këto raste na duhet dikush që me të vërtetë ka mirëkuptim dhe që na jap kurajo, dikush që do të mundohej të na kuptonte.

Por më së miri do të ishte që ju e edhe ne të ishim gjithmonë të mirëkuptimtë e jo vetëm atëherë kur na ndodh diçka.

Rinia dhe dhuna

Prova e tejkalimit të kufijve

Secili fillim i marrjes me kriminalitet e ka diku arsyen e vet. As vet nacionaliteti dhe gjendja sociale e kriminelit nuk na japin përgjegje për këtë sjellje të tij.

Rrethi social luan rol mjaft të rëndësishëm tek rinia jonë. Ata kohën e lirë e kalojnë jashtë shtëpisë ku edhe konfrontohen me njerëz të ndyshëm. Me rëndësi është që ne si prindër, atyre qysh në shtëpi të ju ndihmojmë që ata të krijojnë vetëbesim, idetë e tyre si dhe të mësohen të thonë jo kur duhet. Rrethi i mirë social është orientim i mirë për rininë tonë, sepse ai ate e shpie në rrugë të drejtë dhe e mëson që problemet zgjedhen edhe pa dhunë.

Vet kriminelët shumicën e rasteve kanë përjetuar dhunën, si p.sh. në familje ose në farefis. Kështu mësojmë se : problemet zgjedhen me anë të forcës fizike dhe asaj shpirtërore.

Gjatë proçesit të ndarjes prind-fëmijë, fëmijët fillojnë të interesohen më shumë për shoqërinë e tyre. Në shoqëri / grupe ata mësojnë (e ndoshta edhe jo) ti kryejn deliktet e para.

Të rriturit kanë për detyrë që sa më parë ti njohin këto devijime të të rinjëve tanë në mënyrë që të reagojnë sa më herët.

Bashkëpunimi i të gjitha rrjeteve shoqërore lidhur me këtë problem është tepër i rëndësishëm. Shenjat e para që i vërejmë tek fëmijët tanë, duhet që ti diskutojmë sa më parë me mësues ose edhe me njerëz adekuat.

Tolerimi i të padrejtës nuk i ndihmon rinisë sonë. Një reagim i matur dhe i qartë do ta pengonte keqsimin e situatës.

çka dëshirojmë nga prindërit ?
të na i tregojnë ndjenjat
nuk duam që ta kemi ndjenjën se jemi barrë e juaja
të ndërrmarim diç së bashku
të jemi gjëja primare për ju
të keni më shumë kohë për ne
të bisedojmë sa më shumë
në rast shkurorzimi ju të keni prap kohë për ne vëmendje
të mos na lini vetëm në shtëpi

Familja dhe dhuna

Si ta përballojmë këtë ?

Se si ta zgjedhim problemin e parë, këtë gjë e mësojmë qysh në shtëpi. 30 000 - 40 000 fëmijë në Zvicër vuajnë nga dhuna në familje. Këta fëmijë zakonishtë janë të pafuqishëm kundër kësaj dhune, prandaj ata shumherë gjejnë prehje në alkohol, drogë, medikamente ose edhe bëjnë vetëvrasje.

Antarët e familjes dhe të afërmit i mbyllin sytë dhe nuk donë të marrin përgjegjësinë për asgjë që shohin ! GABIM ! SHIKONI DHE NDËRMIRRNI DIçKA !

Të dashur prindër Për ne është shumë me rëndësi se si ju si familje sjelleni me njëri tjetrin. Ju si prindër jeni më të fortë, këtë gjë nuk keni nevojë të na e tregoni. Ne kemi dëshirë të bisedojmë me ju e jo të ju pengojmë. Merrni sa më shumë kohë dhe keni sa më shumë kuptim. Ne dëshirojmë nga ju besim dhe mirëkuptim si në shtëpi, shkollë ashtu edhe jashtë. Ne nuk jemi të gjithë të përsosur, por secili prej nesh e ka anën e tij të fortë, prandaj mundohuni ta gjeni atë anë. E nëse nuk ia dilni vetë, atëherë mos ngurroni të kërkoni ndihmë.

Shkolla dhe dhuna

Shkolla gjendet në një fushë tejet të tendosur: ajo si shkollë ka për detyrë të arrijë rezultate të shkëlqyeshme, pastaj ka për detyrë ti zgjedhë të gjitha detyrat lidhur me edukimin e fëmijëve dhe nxënësve si dhe të ndikojë në zhvillimin personal të çdo fëmiu/nxënësi.

Dhuna në shkollë zakonishtë shprehet në tri forma: dhuna kundër gjërave mësimore, dhuna kundër ose në mes të nxënësve si dhe dhuna kundër mësuesve.

Dhuna kundër gjërave do të thotë shkatërrimi i mjeteve të ndryshme mësimore si dhe vandalizmi.

Dhuna (kundër) në mes nxënësve paraqitet në forma të ndryshme si p.sh. shantazhet, kanosjet, dhunimet, lëndimet trupore e tjera.

Dhuna kundër mësuesve paraqitet më pak në formë të dhunës fizike por më shumë në formë të fyerjeve, kërcënimeve e tjera. Në anën tjetër shumë nxënës vuajnë nga shtypja psiçike që ju bëhet nga ana e mësusve.

Mosdashja e shkollës, sjelljet e kqija si dhe dallimi i madhë prej shoqërisë janë shenja alarmuese, të cilat duhet ti marrim me seriozitet.

Koha e lirë dhe dhuna

Me fillimin e pubertetit të rinjtë më shumë interesohen për mediat dhe për kohën e lirë.

Fëmijët dhe rinia viteve të fundit kanë më shumë kohë që ta organizonë kohën e tyre të lirë. Poashtu në anën tjetër është rritur numri i ofertave për ta kaluar kohën e lirë të organizuar si p.sh. mbrëmjet rinore, klubet e ndryshme sportive e tjera. Aty ku rinisë po i mungon mundësia ose aftësia për ti bërë përvojat e veta, aty ata po e ndiejnë veten të zbrazët dhe monoton. Prandaj ata vazhdimishtë po kërkojnë aksion, në mënyrë që ta ndiejnë veten të veçantë. Këto lloj aksionesh zakonishtë po i gjejnë nëpër grupe/banda ku të gjithë i kanë idetë dhe dëshirat e njejta, shefi i grupt udhëheq e të tjerët duhet të dëgjojnë. Në këtë menyrë krijohen grupe të ndryshme të cilat për shkak të intereseve të kundërta fillojnë të krijojnë konflikte në mes veti, pra e përgatisin bazën që të merren me dhunë të çfardo forme.

Pjesmarrja në këto grupe ju ofron të rinjëve identitet. Së bashku jemi të fortë mendojnë ata. Si reagon grupi ndaj drogës ashtu reagoj edhe unë.

Mediat natyrishtë që nuk e rekomandojnë dhunën, por ato në mënyrë indirekte po e shtynë rininë tonë që dhunën ta marrin si një gjë të rëndomtë.

Të dashur prindër

Ne dëshirojmë që ju ti dëgjoni problemet tona dhe të interesoheni më shumë për to. Ne kemi të drejtë që ju të na e respektoni mendimin tonë, edhe pse ai nuk është i njejtë me mendimin tuaj. Na tregoni pse ne nuk guxojmë ti bëjmë gjërat që ju i bëni. Na lavdëroni ndonjëherë, jo vetëm për suksesin në shkolllë por edhe për gjëra tjera të cilat janë shumë më të rëndësishme se notat e shkollës.

Seksualiteti dhe dhuna

Shikoni

Vetëm në Zvicër regjistrohen nga policia rreth 3500 delikte seksuale dhe rreth 400 dhunime në vit. Nje pjesë shumë e vogël e fajtorëve janë të rinjë. Ata shumicën e rasteve janë viktima. Ne të gjithë e dimë se një pjesë e madhe e këtyre delikteve mbesin të pazbuluara.

Dhuna seksuale është keqpërdorimi i forcës. Fajtorët vijnë zakonishtë nga rrethi familjar. Fajtorët e shfrytëzojn rastin. Viktimat i përbijnë ose edhe mundohen ti largojnë këto gjëra nga koka. Simptomet që tregojnë se ka dhunë në familje janë: Ndalimi i treguarit të së vërtetës si dhe ndjenja e fajsisë edhe pse nuk ke faj.

Preventiva efektive kundër dhunës seksuale :
Respekti i dyanshëm
Edukimi i njejtë i dy gjinive
Ndërhyrja/reagimi me kohë


çdo gjë që e mbani të fshehtë, është ndihmë për fajtorët

Newsblog

FAQ

FAQ pourrait vous intéresser également: «Violence domestique»Violence domestique».

Que faut-il entendre par le chiffre noir et la criminalité enregistré ?
Quelle est la proportion des multirécidivistes dans le domaine de la criminalité juvénile?
Est-ce que la propension à la violence a augmenté?
Pourquoi la justice et la police utilisent-elles des systèmes de saisies des données différents?
Peut-on compter sur une homogénéisation du système d’analyse au cours des prochaines années?
Est-ce que la violence parmi les jeunes a augmenté au cours des 10 dernières années?
Pourquoi, cette année, la PSC travaille-t-elle sur le sujet «Les jeunes et la violence»? Le phénomène n’est pourtant pas nouveau!
Qui est garant-e de la qualité du travail?
Quelles décisions ont été nécessaires pour lancer la réalisation du plan de mesures?
Quel rôle doit jouer la police dans le domaine de la prévention de la violence juvénile?
Sur la base de quel esprit de prévention est réalisé ce plan de mesures?
Qu’est-ce qui est prioritaire en matière de prévention de la violence juvénile? La répression? La prévention?
Qu’entend la PSC par violence juvénile?
Quelle est la priorité en matière de mesures de prévention des corps de police?
Quels autres thèmes sont également considérés dans le plan de mesures? En effet, les raisons pour la violence juvénile sont hétérogènes.
Les bases de travail dans le domaine de la prévention policière ne sont pas homogènes au niveau national. Que fait la PSC à ce sujet? Et que peut-elle faire ?
La réalisation du plan de mesures se fait-elle en consultation avec les corps de police cantonaux et muni-cipaux?
Est-ce que les jeunes issus d’un contexte d’immigration ont une propension plus importante à la violence que les jeunes d’origine suisse?
De quel rôle a-t-elle pris conscience jusqu’à présent?
Avec quelles organisations/institutions nationales la PSC collabore-t-elle?
Au final, qui est responsable de la prévention de la criminalité juvénile? La Confédération? Les cantons? Les communes?

Downloads

Adresses

Swiss Bankers Travel Cash Card
Wegweiser Online-Shopping | Guide aux achats en ligne | Guida agli acquisti online
Systèmes boule de neige et concours
Stop Betrug | Stop Escro | Stop Truffa
Pishing Erkennungstest Deutsch / English
Safety Concept of Swiss Banknotes SNB
Sicherheitskonzept des Schweizer Franken
La système de sécurité de billets de banque
Security-check.ch deutsch
Eidgenössische Finanzverwaltung
Administration fédérale des finances
Amministrazione federale delle finanze
Eidgenössische Bankenkommission
Commission fédérale des banques
ebk.admin
seco-admin
eBay Sicherheitsportal
Stop Piracy
Ombudstelle
Osec
Zentralstelle für Kreditinformation
Schweizer Nationalbank - Sicherheitsmerkmale Schweizer Franken
EZB: Sicherheitsmerkmale Euro
Euro-Blütentrainer, falsche Euro Noten erkennen
Statistik Schweiz - Bundesamt für Statistik
Rumänien: Der Ort, aus dem die Ebay-Betrüger kommen - Computer-technik - STERN.DE
Online Kaufen - mit Verstand!
Online-Einkaufen: Verbrauchertipps
Initiative sicherer Autokauf im Internet
Nigeria Connection wütet auf eBay: Millionen-Schaden für Verkäufer - netzwelt.de
Dubiose Webseiten: Millionenschäden durch Internet-Abzocke - Netzwelt - SPIEGEL ONLINE - Nachrichten
medianet.at
So fallen Sie nicht auf die 3 falschen Symbole der Autorität herein
ZEWO Gemeinnützige Organisationen mit Gütesiegel
Schuldenberatung St. Gallen
Das Quiz
Dubiose Vermögenstipps: Geschäftsmodell Abzocke
Anlage Schutz Archiv
ZEK - Schweizerische Meldezentrale
Willkommen bei der Schutzgemeinschaft fuer Auslandsgrundbesitz
CFB - Commission fédérale des banques
L'Association Suisse des Gérants de fortune (ASG)
Kontrollstelle für die Bekämfung der Geldwäscherei | Autorité de contrôle en matière de lutte contre le blanchiment d'argent | Autorità di controllo per la lotta contro il riciclaggio di denaro
MELANI
Melde- und Analysestelle Informationssicherung MELANI | La Centrale d'enregistrement et d'analyse pour la sûreté de l'information MELANI | La Centrale d'annuncio e d'analisi per la sicurezza dell'informazione MELANI
Eidgenössische Finanzmarktaufsicht | Autorité fédérale de surveillance des marchés financiers | Autorità federale di vigilanza sui mercati finanziari


S‘abonner

Twitter

Facebook

Adresses

Top 10 FAQ

Top 10 Downloads